Hapësire reklamuese

Politikë

PAMJE SKANDALOZE/ Flamur Noka 'mbulon' me miell punonjësit e Gardës

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili është përjashtuar nga seancat plenare për 20 ditë për shkak të kaosit të shkaktuar më herët në Kuvend, u ka hedhur miell gardistëve të cilët nuk kanë lejuar hyrjen e tij dhe të deputetëve të tjerë demokratë në sallën e Parlamentit.

Ashtu si dhe pritej, Noka këtë të enjte ka ardhur me një tjetër skenar. Siç shihet dhe nga pamjet ai ka mbuluar në miell punonjësit e gardës, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse po kryejnë detyrën e tyre.

SHIKO VIDEON KETU

“Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë”, dëgjohet të thotë Noka.

Deputetët e përjashtuar janë paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte para ambienteve të Kuvendit. Ata po tentojnë të futen brenda në sallë për të përsëritur të njëjtat skenare si dhe herët e kaluara.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR

1-Albana Vokshi

2-Sorina Koti

3-Elda Hoti

4-Lindita Metaliaj

5-Isuf Cela

6-Tritan Shehu

7-Lefter Geshtenja

8-Helidon Bushati

9-Xhelal Mziu

10-Edmond Spaho

11-Oerd Bylykhashi

12-Ervin Salianji

13-Saimir Korreshi

14-Kasem Mahmutaj

15-Ramadan Likaj

16-Kastriot Piroli

17-Qani Xhafa

18-Lodovik Hasani

19-Luan Baçi

20-Bledion Nallbati

21-Asllan Dogjani

22-Flamur Noka

23-Gazmend Bardhi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese