Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fitoi tender në Bashkinë e Tiranës, pronari i kompanisë kërcënohet me jetë, ndërhyn Operacionalja (PAMJET)

Shkruar nga Newsbomb
Fitoi tender në Bashkinë e Tiranës, pronari i kompanisë
Tre shtetas nga Tirana janë vënë në prangat e Policisë së Elbasanit, kjo e fundit e mbështetur dhe nga Operacionalja, pasi kërcënonin administratorin e një kompanie që të tërhiqej nga procedurat e një tenderi që ai kishte fituar në Bashkinë e Tiranës. Një tjetër është shpallur në kërkim. Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
  • Edmir Boci, 37 vjeç, Algert Alcani, 27 vjeç dhe  Shaqir Alcani, 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim.
Policia thotë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin Eral Myftari, administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Shtetasi Eral Myftari nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit:

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal. Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

Edmir Boci, 37 vjeç, Aalgert Alcani, 27 vjeç dhe  Shaqir Alcani, 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll