Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Familjarët e Arjan Salajt ULTIMATUM shtetit: Nëse nuk e gjeni deri nesër në orën 08:00, futemi vetë brenda

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot xhaxhai i 33-vjeçarit Arjan Salaj, Naim Salaj, u fut në magazinë bashkë me një grup zjarrfikësish për të parë ndonjë gjë identifikuese nga nipi i tij, pasi do vijonte puna për spostimin e materialeve të djegura.

Mirëpo ai nuk ka pranuar kur zjarrfikësit kanë dalë, dhe prej një ore ndodhej në magazinë. Ndërkohë së fundmi ai ka dalë dhe bashkë me familjarët e tjerë i kanë vendosur “ultimatum” autoriteteve, që nëse nuk e gjejnë sonte trupin e tij, nesër në orën 08:00 do të futen brenda magazinës shumë persona të afërm për t’i bërë vetë kërkimet.

Ata kanë bërë apel ndaj shtetit që të vendosë në funksion të gjitha mjetet dhe personelin e duhur për kërkimet e trupit të 33-vjeçarit.  

“Mirëmbrëma i nderuar kryeministër i Shqipërisë, president, deputetë, ministra dhe drejtorë, ju lutem të gjithë krahëve politikë na vini në dispozion pak minuta nga koha juaj. Nipi im, djali i vëllait është bllokuar në magazinë. Që në fillim operacionin për nxjerrjen e tij u nis gabim. Paradite sot zjarri është shuar. Temperatura në katin e nëndheshëm është ulur ndjeshëm. Ju bëj thirrje publike të gjithë shqiptarëve që kanë humbur fëmijët e tyre të na përkrahin, të vijnë të qëndrojnë me ne këtu. Rezultat mbi trupin, eshtrat e nipit tim nuk ka. Tani dhe mbrapa duhen kërkime të specializuara, nuk duhen kërkime nga njerëz jo profesionistë. Nëse ka njerëz në mënyrë vullnetare që e kanë idenë si bëhen kërkime, të vijnë dhe të japin ndihmesën e tyre. Të gjejnë diçka nga trupi i Janit. Do të vazhdojmë derisa të kemi diçka nga trupi i Janit. Ai ra hero se nxori gjallë disa njerëz dhe sakrifikoi veten. Një heroi të heshtur nuk duhet t’i fshihet emri. Kërkoj ndihmë publike nga të gjithë. Ju mirëpresim që nga dita e nesërme në mëngjes, ju lutem mos e neglizhoni thirrjen time”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img