Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Është e neveritshme”, Rama me tone të ashpra: Ka ndërtime pa leje se ka korrupsion, punonjësit e Policisë marrin bakshishe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit. Rama ka folur me tone të ashpra teksa është shprehur se në Policinë e Shtetit ka korrupsion.

Ai u shpreh se ndërtimi pa leje është vetëm nga korrupsioni që ka në Polici, pasi drejtuesit mbyllin sytë “para veprës kriminale”, siç e ka quajtur kryeministri.

Ndër të tjera kreu i qeverisë u ka numëruar edhe prioitetet që duhet të ketë Policia e Shtetit që sipas tij thelbësore është komunikimi me qytetarët.

“Të implikuar në veprimtari kriminale. Është viti i disatë që ne shikojmë që Policia e Shtetit dhe drejtuesit akoma nuk e kanë përvetësuar plotësisht dhe nuk e kanë bërë pjesë organike misionin e mbrojtjes së territorit në cdo aspect. Ka qenë një problem i madh i gjithë administrimit dhe menaxhimi për dekada. E kemi jetësuar këtë mision në Policinë e Shtetit në të gjitë aspektet e kërcënimit publike.

Për të cilën arsye ne do të kemi shfaqe të ndërtimve pa leje. Vetëm për një arsye korruptimi i punonjësve të policisë së Shtetit. Bashkëpunimi në krim, ndërkohë që në parlament në  muajt e fundit ka kaluar një tjetër paketë përforcuese e fuqisë së ligjit në raport me mbrojtjen e territorit. Qytetarët nuk kanë arsye të paguajnë asnjë cent për atë kostë.

Parametrat e sigurisë rrugore dhe garantimi i pacënueshmërisë të drejtimit pa leje duhet të jetë prioritet për cdo drejtues të ri të Poilicisë së Shtetit, që raporti me qytetarët dhe raporti me territorin ti ketë si dy anët e së njëjtës së medalie të punës së përditshme.

Janë çuar për ndjekje penale fshatarë për një avli, për një gardh për një mur dhe ndërkohë janë toleruar veprimtari kriminale të ndërtimit pa leje në zonat turistike, në zonat e mbrojtura natyrore, arkeologjike e kështu me radhë.

Bëhen ndërtime pa leje hidhet beton, Policia kthen syt nga ana tjetër. Nuk flitet për skena krimi që në pak sekonda del një me armë, këtu flitet për skena krime aktive me ditë dhe net të tëra. Dhe këto zhvillohen në sy të policisë që kanë detyrimin ligjor që të veprojnë menjëherë. Kjo nuk ka emër tjetër veçse korrupsion.

Ky është emri korrupsion, bashkshish, shëmti. Nga ana tjetër ajo që unë konsideroj problematikë është mosnjohja dhe mos informimi plemanent me ligjin.

Nëse do rëndisja disa prioritete janë:

1.Është raporti me qytetarin, që do të thotë që patrulla e rendi Shqiponja të hyjnë në proces shkundjeje shumë të fortë dhe lëvizje shumë domethënse për të promovuar oficer policie si ju vet. Që jeni promovuar dhe keni marrë një besim të ri dhe për të garantuar që marrëdhënia me qytetarin të jetë A dhe ZH.

Nuk duhen shumë, pak individë degradojnë imazhin. Nuk janë të gjithë punonjësit që ndalojë njerëzit në rrugë për lekë, janë shumë pak, por janë mjaftushëm për ta degjeneruar imazhin.

2. Policia e shtetit është gardiane për pacënushmërinë e trupit të këtij vendi. Këtë Zonjë (Shqipërinë) është Policia e Shtetit që duhet ta mbrojë nga cdo gjë. Nga cdo puçur me qelb, që i nxjerrin abuzusit.

3. Standardi unik i zbatimit të ligjit. Nuk mud të ketë dy standaret. Policia duhet të jetë shembulli dhe pasqyra e këtij fakti,” tha Rama ndër të tjera.

Lexo edhe: Edi Rama “shkund” drejtorët e Policisë: Komunikimin me qytetarët ta keni dritë në sy! Pronarët e lokaleve në bregdet, janë tutorët e policëve. Kush janë këta???

Më shumë

spot_img
spot_img