Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ervis Martinaj është vrarë? Gazetari: Kam qenë në shtëpinë e tij, familja ka hapur mortin

Shkruar nga Newsbomb
Ervis Martinaj është vrarë? Gazetari: Kam qenë në

"Kam qenë në shtëpinë e tij, atje është morti i hapur. Edhe ata e kanë një shpresë, unë uroj ta gjejnë. Por unë mund ta besoja këtë nëse nuk do njihja armiqtë, por duke qenë se i njoh mirë ata, mua më trembin dhe ata që kanë ardhur. Kjo ngjarje ka ndodhur."

Kështu është shprehur sot gazetari i kronikës Artan Hoxha, teksa ndodhet i ftuar në emisionin "Opinion". Ai ka thënë se uron që të mos jetë e vërtetë, por duke ju referuar fakteve që ka, mundësitë janë që biznesmeni i basteve të jetë ekzekutuar.

Ndërkohë, gazetari tjetër i kronikës Elton Qyno, u shpreh se i dyzuar nëse Ervis Martinaj është zhdukur apo është vrarë, shkruan newsbomb.al. Sipas tij ka një mundësi 30% që ai të jetë zhdukur, por Qyno e cilësoi si një "kalibër jo të thjeshtë".

Artan Hoxha: Kam qenë në shtëpinë e tij, atje është morti i hapur. Edhe ata e kanë një shpresë, unë uroj ta gjejnë. Por unë mund ta besoja këtë nëse nuk do njihja armiqtë, por duke qenë se i njoh mirë ata, mua më trembin dhe ata që kanë ardhur. Kjo ngjarje ka ndodhur.

Policia dhe Prokuroria kanë një hetim, s'do flasin me përqindje. Meqë është një ngjarje që ka sensitivitet të jashtëzakonshëm, për mua është vija e demarkacionit të krimit në një dekadë, tani do kemi një dekadë tjetër të krimit. Heshtja e autoriteteve bëhet qëllimisht.

Kur flas për ngjarjen, unë kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij, edhe mbasi kam folur publikisht. Unë anoj nga faktet, dhe për fat të keq kemi të bëjmë me një ngjarje që qëndron në mbylljen e një dekade demarkacioni. Kjo mënyrë për të mos folur, tregon se në çfarë niveli është sot krimi i organizuar.

Elton Qyno: Unë jam mes një dyzimi. 70% është një skenar dhe 30% një zhdukje e vërtetë. Ai nuk është një kalibër i thjeshtë, një kalibër i rëndë. Një biznesmen që ka luajtur me videot, mund të them dhe si kanë dalë videot nga klani i këtij biznesmeni. Unë nuk preferoj të mbështes planin që ai është vrarë. Ai pasuri ka pasur, se ushtronte një aktivitet... për mua ka një trajektore 705 se ai është inskenim.

//NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu