Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

EMRAT: Krimi i dytë zgjedhor nga LSI-ja. 23 vjeçari TURK jep lekë për të blerë VOTA në Vlorë; SPAK merr në dorë çështjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vlonjati Jursield Muçaj dhe turku Abdulgafur Balikci janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës, për një tjetër rast të krimit zgjedhor të regjistruar në qytetin bregdetar. 23 vjeçari turk i ka ofruar para për lista votuesisht të riut vlonjat, në kohë të ndryshme.

Sipas asaj që mëson Newsbomb.al, vlonjati Juriseld Muçaj në kohë të ndryshme ka marrë shuma lekësh nga shtetasi turk Abdulgafur Balikci, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Këto emra, shtetasi turk i donte për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Megjithëse Policia e Vlorës nuk thotë se për cilin subjekt politik jepeshin para për lista votuesisht, burimet bëjnë me dije se dy të proceduarit vepronin për llogari të LSI në qytetin e Vlorës. Tashmë, kjo çështje i ka kaluar në dorë Prokurorisë Speciale SPAK pasi kemi të bëjmë me veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Më herët, një rast i krimit zgjedhor u godit nga Policia në Pukë. U procedua penalisht drejtuesi i LSI në këtë zonë, Demir Syla, ndërsa sekseri i tij Vasil Shabani, u arrestua në kushtet e flagrancës pasi u kap me disa milion lek në makinë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img