Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Goditet një rast i krimit zgjedhor në Vlorë, 23 vjeçari nga Turqia jep para për të blerë vota (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër rast i shit-blerjes së votës është goditur në Vlorë. Policia bën me dije se janë proceduar penalisht dy persona, një shtetas turk që kishte ofruar para për vota dhe një person tjetër që ka marrë paratë.

Newsbomb.al mëson se janë proceduar vlonjati Juriseld Muçaj, sepse se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi turk Abdulgafur Balikci, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Më herët, një rast i krimit zgjedhor u godit nga Policia në Pukë. U procedua penalisht drejtuesi i LSI në këtë zonë, Demir Syla, ndërsa sekseri i tij Vasil Shabani, u arrestua në kushtet e flagrancës pasi u kap me disa milion lek në makinë.

spot_img

Më shumë

spot_img