Hakerat iranianë që rrëzuan sistemet qeveritare në korrik dhe më vonë në shtator ato të Policisë së Shtetit, kanë publikuar pasditen e kësaj të enjteje të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama. Ndër to, bien në dy fluturimet që kreu i qeverisë ka bërë me avion.
Nga skeda e sistemit TIMS që rrjeti i hakerave iranian ka publikuar, shihet se nga janari deri në maj 2022, Edi Rama ka bërë 15 fluturime jashtë Shqipërisë dhe vetëm dy prej tyre janë me avion të zakonshëm.
Që prej datës 1 janar 2022, kryeministri ka dalë nga Aeroporti i Rinasit, me linjën AUSTRIAN AIRLINES - OS 847/848 VIENA dhe është kthyer më datë 4 janar.
Më pas, ka dalë përsëri nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit më datë 24 janar me charter. Ky është dhe udhëtimi i parë për vitin 2020 që kryeministri Edi Rama ka bërë me avion privat, për të vazhduar 7 ditë më pas me avion të zakonshëm.
Më datë 1 shkurt, ai ka dalë nga Rinasi me avion të linjës LUFTHANSA - Frankfurt 1424-1425 dhe pas kësaj date, janë 12 udhëtime dalje të tjera të cilat janë bërë vetëm me avion privat. Në skedën e mëposhtme të sistemit TIMS, shihet të gjitha daljet e kryeministrit me charter.
[gallery ids="638422,638423,638424"]
“Zoti kryeministër A u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?”-, shkruhet në mesazhin e hakerave, publikuar në llogarinë e tyre në Telegram.
Lexo edhe: E BUJSHME/ Hakerat nxjerrin të dhënat e kryeministrit EDI RAMA
