Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Korçë, nëna denoncon 40 vjeçarin se i ka ngacmuar seksualisht djalin me aftësi ndryshe

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Korçë, nëna denoncon 40

Një 55 vjeçare nga Korça ka denoncuar në Policinë e Korçës një shtetas 40 vjeç, pasi 4 muaj më parë ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.

Sipas bluve të Korçës ngjarjae rëndë nuk është raportuar më parë në Polici nga familjarët.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit," njoftoi policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese