Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dyshohet se janë spiunë, autoritetet shqiptare njoftojnë Ambasadën Ruse për ndalimin e tre shtetasve në Gramsh

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se janë spiunë, autoritetet shqiptare njoftojnë

Autoritetet shqiptare kanë vënë në dijeni Ambasadën Ruse në Tiranë për ndalimin e tre shtetasve të huaj, dy rusë dhe një ukrainas, që dyshohet se janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.

Tre shtetasit e huaj u ndaluan ditën e djeshme nga Policia e Elbasanit, pasi po eksploronin Uzinën ushtarake të Gramshit. Një prej tyre nuk iu përgjigj thirrjes së ushtarit roje për t’u ndaluar, por u përlesh me të dhe e sulmoi me sprajt paralizues në pjesën e fytyrës.

Anti terrori shqiptar dhe prokuroria kanë marrë në dorë çështjen e paprecedent për vendin tonë.

Njërit prej të ndaluarve, 24-vjeçarit Mikhail Zori i është sekuestruar një mjet fotografues për të cilin ka dyshime se është më tepër se një aparat fotografik, por mund të jetë një pajisje spiunazhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese