Hapësire reklamuese

Showbiz

Dua Lipa mori nënshtetësi shqiptare, mediet ndërkombëtare jehonë lajmit

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ditën e djeshme mori nënshtetësinë shqiptare.

Lajmi ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Mediet më të njohura si “The Guardian”, “Dailymail”, “Bloomberg”, etj,. kanë shkruar për nënshtetësi shqiptare të marrë nga Dua Lipa.

Ishte vetë këngëtarja që nuk hezitoi që lajmin ta ndajë edhe me miliona ndjekësit e vet në Instagram, duke publikuar fotografi nga ceremonia zyrtare e betimit të Duas në Tiranë, dhe lajmi menjëherë qarkulloi në të gjitha mediat.

Dua vet u shpreh se ishte shumë e lumtur dhe krenare, ndërsa sot nga kryeministri Edi Rama mori dhe pashaportën shqiptare.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.