Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje të reja nga kokaina e kapur në Kosovë, DEA: Ngarkesa qëndroi 15 ditë nën vëzhgim në portin e Durrësit, droga kishte destinacion Lipjanin

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja nga kokaina e kapur në Kosovë, DEA: Ngarkesa

Dalin detaje të reja nga kamioni me kokainë që u kap në Lipjan të Kosovës. Mediet në Kosovë raportojnë se ngarkesa qëndroi në portin e Durrësit 15 ditë.

Policia shqiptare ishte sinjalizuar nga DEA amerikane dhe po priste vendin se ku do të shkonte kjo porosi, e cila u sekuestrua nga Policia e Kosovës gjatë operacionit të sotëm.

Sipas informacionit të DEA-s ngarkesa prej 400 kg, është një nga sasitë më të mëdha e drogës e kapur ndonjëherë në rajon, e cila kishte destinacion Lipjanin.

Po sipas këtyre informacioneve, mësohet se para se të mbërrinte në Shqipëri, ngarkesa u mbajt nën vëzhgim nga Amerika Latine në nisje, pastaj në portin Gioja Di Tauro në Itali dhe më pas në portin e Durrësit.

Konteinieri me sasinë e kokainës së kapur është vendosur mbi një kamion, i cili është tërhequr nga një kamion tjetër, rrugës për në Kosovë. Mendohet se vlera e kokainës së kapur në Lipjan, nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 120 milionë eurove.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese