Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Debate në mbledhje, Noka përplaset sërish me kreun e PD: “I ngule thikën pas shpine Berishës”! Basha: S’do lejoj grupe anti-amerikane në parti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbledhja e kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës.

Deputeti Flamur Noka, i cili i ka qëndruar në krah Berishës që prej përjashtimit të tij nga Basha, ka debatuar me kryedemokratin lidhur me vendimin e tij.

Por qëndrimi i Bashës ka qenë i palëkundur, dhe i njëjtë me atë që ka mbajtur publikisht. Basha tha se ky ka qenë një prej vendimeve më të vështira që ka marrë, por paralajmëroi se nuk do të lejojë grupe me frymë anti-amerikane në PD.

“Vendimi i duhej lënë forumeve të PD ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të Bashkuar. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar. Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishes nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar”, mësohet t’i ketë thënë Noka-Bashës.

“Mos thoni gjysëm te vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qene më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Ne PD, nuk do te lejoj dhe nuk do te kete grupime kunder amerikane. Ky është vendimi në interes të demokrateve. Vendimi për Sali Berishen nuk ka më kthim pas.

Pastaj ka nje keqlexim që bëhet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalet më të mira. Por siç ka deklaruar edhe vete ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e verteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është perjashtuar as nga strukturat qe te ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut te ulët.

Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marr vesh kurrë. Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan”, është përgjigjur kryedemokrati Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img