Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

ÇMONTOHET grupi kriminal në DURRËS, vëllezërit Beqiraj ZBARDHIN masakrën e Don Boskos dhe planet për vrasjen e “Rrumit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka zhvilluar një operacion të madh në Durrës, ku ka çmontuar një grup kiminale në qytetin bregdetar.

Bëhet me dije se të paktën 15-persona kanë rënë në prangat e policisë që akuzohen për vrasje, mbajtje armësh dhe ngjarje të tjera të rënda kriminale.

Policia ka rënë në gjurmët e këtij grupi kriminal pasi vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiri, ranë pre e një dhunë në autostradën Tiranë-Durrës.

Vëllezëri Beqiraj akuzohen si të dyshuar për vrasje. Mes të arrestuarve mësohet se është edhe Ilirjan Feci si dhe Alban Hajdari, të cilët akuzohen se dy ditë më parë dhunuan dhe morën peng për 2 orë një nga vëllezërit Beqiraj.

Mësohet se grupi kriminal me vëllezërit Beqiraj, dyshohet se kishte në shënjestër ekzekutimin e Aleksandër Lahon apo i njohur “Rrumi i Shijakut”.

Sakaq në këtë aksion është zbardhur dhe masakra e Don Boskos e shënuar më 4 janar të këtij viti, ku u vra Erjon Çela dhe u plagosën disa të tjerë.

Në lishje me ngjarjen e Don Boskos dyshohet se vëllezërit Beqiraj kanë thënë “vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”.

Ata kanë rrëfyer se nuk e kanë bërë ata krimin, por kanë dhënë informaciom hetuesve për skuadrën e vrasësve që donin të ekzekutonin Geron Hasanbelliut, por gabuan shënjestrën.

Më shumë




spot_img








spot_img