Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ç’ka është përcaktuar do zbatohet me hir apo pahir”, Rama thirrje bizneseve pa leje në vijën bregdetare: Largohuni me dëshirë

Shkruar nga Newsbomb
“Ç’ka është përcaktuar do zbatohet me hir apo

Kryeministri Edi Rama sot ka mbajtur një komunikim për median, ku ka folur për ndërtimet pa leje në vijën bregdetare.

Rama u ka bërë thirrje pronarëve që të heqin çadrat, shezlonget dhe gjithçka tjetër që kanë në vijën bregdetare pa leje. Kreu i shtetit u shpreh “me dëshirë apo pa dëshirë”, ky proces do të shkojë deri në fund.

Ndër të tjera ai tha se se Policia e Shtetit do jetë e pranishme në gjithë vijën bregdetare.

“Edhe vetë bashkitë ndonjë bashki që nuk e ka kuptuar procesin, apo nuk do ta kuptojë duke krijuar edhe parregullsi.

Megjithatë një gjë është e padiskutueshme se ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do zbatohet me hir apo pahir. Ato subjeekte që nuk janë në rregull, dhe kanë operuar me teorinë e faktit të kryer të largohen nga sipërfaqja që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do të jetë në vijën bregdetare dhe do konfsikojë çdo shezlong, cadër që nuk është e përputhur me bazën dokumentare .

Plazhet janë të popullit dhe të qytetarëve. Është shumë e qartë se kjo skemë e re e administrimit të hapsirës së plazhit ka krijuar më shumë të ardhura.  Dhe të ketë më shumë hapsira për ata që nuk dëshirojë të jenë pjesë e hapsirave, ku plazhi administrohet nga privati.

Përtej disa rasteve që janë bërë publike apo jo, në tërësi baza është pozitive, por kjo duhet konsoliduar që pika e sezonit të jetë apsolutisht e garantuara në këtë aspekt. Subjektet që nuk janë aty ku duhet duhet të largohen dhe mos humbasin dhe atë bazë që e kanë siguruar,” tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese