Hapësire reklamuese

Bota

Turistja amerikane kap prej flokësh vajzën që i vodhi sendet personale në Venecia, videoja bëhet virale

Shkruar nga Newsbomb
Turistja amerikane kap prej flokësh vajzën që i vodhi sendet
Pamja e turistes duke kap prej flokesh vajzen

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një incident në Venecia, ku një grua amerikane ka kapur një vajzë adoleshente, e dyshuar për vjedhjen e sendeve personale, përfshirë pasaportën dhe portofolin e saj.

Gruaja gjurmoi sendet e vjedhura  duke përdorur funksionin "Gjej Miqtë e Mi" në AirPods-et e saj, dhe ndoqi vajzën dhe së bashku me një turmë të vogël, e bllokuan në një urë të ngushtë. Përveç sendeve personale, vajza dyshohet se ka marrë edhe kartat e kreditit, para të gatshme dhe shishe uji.

Video tregon momentin kur gruaja mban vajzën nga bishti i çantës, ndërsa vajza tenton të largohet, por nuk arrin të shpëtojë sendet e vjedhura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese