Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rusia e akuzoi se ka furnizuar me armë Ukrainën, reagon presidenti serb: Kanë nisur hetimet! Ne punojmë vetëm për Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
Rusia e akuzoi se ka furnizuar me armë Ukrainën, reagon presidenti
Vladimir Putin, Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar për mediat vendase pas akuzave të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR) se Serbia ka furnizuar me armë ushtrinë e Ukrainës.

Vuçiç u shpreh se është ngritur një grup i përbashkët pune me Rusinë me qëllim zbulimin e të vërtetës, pasi ka mohuar kategorikisht atë çka është deklaruar ditën e djeshme nga pala tjetër.

Ne kemi krijuar një grup pune, së bashku me partnerët rusë, për t’i zbuluar faktet. Disa nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta.

Fabrikat tona duhet të jetojnë dhe të punojnë. Rreth 24,000 njerëz punojnë drejtpërdrejt në industrinë e mbrojtjes dhe varen nga ajo industri. Tani po i drejtojmë armët për të furnizuar ushtrinë tonë. Jo, zotërinj, ne punojmë vetëm për Serbinë", thotë Vuçiç.

SVR-ja pretendoi se Serbia dërgon armë në Ukrainë përmes ndërmjetësve të NATO-s, duke përfshirë Republikën Çeke, Poloninë dhe Bullgarinë, si dhe disa vende afrikane.

Serbia ka luajtur një rol neutral në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës edhe pse ka dënuar pushtimin rus. Pavarësisht kësaj të fundit, Serbia nuk ka pranuar t’i bashkohet Perëndimit në sanksionimin e Moskës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese