Hapësire reklamuese

Bota

Pas Spanjës edhe Italia! Ministria e mbrojtjes ndalon avionët amerikanë të përdorin bazën ushtarake në Siçili: Nuk u kërkua autorizim

Shkruar nga Newsbomb
Pas Spanjës edhe Italia! Ministria e mbrojtjes ndalon avionët
Foto nga baza ushtarake ne Sicili

Autoritetet italiane kanë ndaluar ditën e sotme një avion amerikan i cili po udhëtonte për në Lindjen e Mesme të ulej në një bazë ushtarake në Siçili.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, mohoi një kërkesë të SHBA-së që avionët të përdornin bazën Sigonella, e cila u mor teksa avionët ishin në ajër, sipar raportimit të RAI-t.

“Askush nuk kishte kërkuar autorizim ose nuk ishte konsultuar me udhëheqjen ushtarake italiane. Plani ishte komunikuar ndërsa avionët ishin tashmë në fluturim dhe kontrollet zbuluan se këto nuk ishin fluturime normale ose logjistike dhe për këtë arsye nuk mbuloheshin nga traktati me Italinë”, tha transmetuesi shtetëror RAI.

Kujtojmë se ditën e djeshme edhe ministrja e mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, njoftoi se nuk do të autorizonin përdorimin e bazave të saj ushtarake ose hapësirës ajrore për asnjë aktivitet që lidhet me ofensivën e përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, duke e quajtur atë "thellësisht të paligjshme".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese