Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

PAMJE TRONDITËSE/ Reperi i njohur dhunon me shkelma në hotel të dashurën, më pas e tërheq zvarrë

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TRONDITËSE/ Reperi i njohur dhunon me shkelma në hotel të
Dhuna barbare në koridoret e hotelit

Një video tronditëse është publikuar nga “CCTV”, ku reperi Sean "Diddy" Combs, shihet në korridorin e një hoteli teksa dhunon barbarisht të dashurën e tij, këngëtaren Casandra "Cassie" Ventura.

Videoja, e transmetuar, është shfaqur pas akuzave të Ventura për ish të dashurin dhe producentin e saj në një proces gjyqësor vitin e kaluar. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në hotelin InterContinental në Century City, Los Angeles më 5 mars të 2016, por pamjet janë bërë publike ditët e fundit.

Në video, Ventura shihet duke dalë me shpejtësi nga një dhomë hoteli me një çantë në dorë dhe ecën drejt ashensorit. Por Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në korridor pas saj. Ai e kap nga qafa dhe e përplas ne dysheme. Teksa mbante ende peshqirin me njërën dorë, ai e godet me shqelma.

Teksa ish partnerja e tij qëndron në dysheme duke rënkuar nga dhimbjet, ai merr çantën e saj përpara se të kthehet për ta goditur sërish.

Mes dy goditjeve kalojnë rreth katër sekonda dhe më pas reperi e tërheq zvarrë Venturën drejt dhomës së hotelit.

Disa sekonda më vonë, ai ulet në një karrige, merr një send nga tavolina dhe e hedh me forcë drejt saj. Combs shihet duke u larguar dhe më pas kthehet tek Ventura edhe një herë ndërsa dera e ashensorit hapet dhe dikush del nga aty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese