Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Ju shtyp brenda një nate!” Kërcënimet e Trump dhe Izraelit përballë “moskokëçarjes” së Iranit, sulme, zotime, paralajmërime dhe të vdekur, ç’po ndodh në Lindjen e Mesme (ZHVILLIMET E FUNDIT)

Shkruar nga Newsbomb
“Ju shtyp brenda një nate!” Kërcënimet e Trump dhe
Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme Trump “trazoi ujërat” sërish në Lindjen e Mesme duke vendosur afat orën 8 të natës së sotme për Iranin që të  bjerë dakord për t'i dhënë fund luftës dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, në të kundërt “do ta shkatërrojë”, e ora po afron me shpejtësi. E teksa koha ecën, vijojnë edhe sulmet e lëvizjet e tjera nga dy “polet” e luftës.

Ku pas deklaratave të Trump e kërcënimeve se do të bombardojë infrastrukturën publike të tyre,  ka qenë zv.ministri i rinisë dhe sporteve në Iran, i cili u ka bërë thirrje të rinjve iranianë të formojnë një “zinxhir” njerëzor rreth termocentraleve të vendit.

Teksa po ashtu qytetarët iranianë janë paralajmëruar që të mos përdorin hekurudhat e vendit. Ndërkohë Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit i konsideroi kërcënimet e Trump për të hedhur në erë vendin janë të pabaza dhe u zotua se do të vazhdojë luftën.

Kurse presidenti Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se mbi 14 milionë iranianë janë shprehur të gatshëm të sakrifikojnë jetën në mbrojtje të vendit, në rast se ndodh të pushtohen nga ana tokësore, prej SHBA ose Izraelit. Ai në një postim në “X” tha se edhe vet ai është i gatshëm të japë jetën e tij për vendin.

Ndërkohë përpos përplasjeve diplomatike mes vendeve të përfshira në Luftë, kanë vijuar edhe sulmet e raketat ku 15 amerikanë u plagosën pas një sulmi dronësh iranianë në bazën ajrore  Ali Al Salem në Kuvajt gjatë natës.

Sulmet izraelite në Liban kanë lënë të paktën 8 të vrarë. Teksa izraeli ka goditur edhe fabrikën iraniane e cila prodhon materiale për raketa balistike.

Po ashtu ekipet e shpëtimit të Izraelit ndodhen në terren pas atye që i quajtën sulme iranian me municione thërrmuese. Po ashtu Trump ka lajmëruar se është goditur dhe rrëzuar një avion luftarak F-15E i Forcave Ajrore Amerikane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese