Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Izraeli pranon propozimin amerikan, Netanyahu: Lufta jonë e arriti qëllimin! Khamenei trazon botën: Ata që na njohin, e dinë që nuk dorëzohemi

Shkruar nga Newsbomb
Izraeli pranon propozimin amerikan, Netanyahu: Lufta jonë e arriti
Benjamin Netanyahu dhe Ali Khamenei

Izraeli ka njoftuar pak minuta më parë se ka rënë dakord me propozimin e Presidentit Donald Trump për armëpushim, pas sukseseve të tij ushtarake në Iran, në një deklaratë në emër të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Deklarata – komentet e para zyrtare të Izraelit në lidhje me armëpushimin – tha se Izraeli kishte arritur të gjitha qëllimet e tij “dhe shumë më tepër” pas gati dy javësh sulmesh ndaj Iranit.

“Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial - si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike”, thuhet në deklaratë.

"Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran."

Vendi falënderoi Trump dhe SHBA-në për mbështetjen ushtarake "në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian", ndërsa nuk nguroi të lëshonte dhe një paralajmërim të fundit: “Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit."

Izraeli pranon propozimin amerikan, Netanyahu: Lufta jonë e arriti

Mirëpo, situata në Iran nuk është dhe aq e qartë sa në pjesnë tjetër të Lindjes së Mesme. Lideri Suprem Ali Khamenei ka bërë një shënim të shkurtër në llogarinë e tij në “X“ në kohën që Donald Trump njoftonte botën për armëpushim.

“Ata që e njohin popullin iranian dhe historinë e tij e dinë se kombi iranian nuk është një komb që dorëzohet", ka shkruar ai, duke ngritur pikëpyetje mbi vendimin e armëpushimit që tashmë ka hyrë në fuqi.

Kanalet mediatike iraniane dhe izraelite po raportojnë se armëpushimi midis dy kombeve të tyre ka filluar, por ende ka konfuzion rreth detajeve të sakta dhe kohës së armëpushimit.

Press TV i Iranit, i cili drejtohet nga operatori televiziv shtetëror i Iranit, tha: “Armëpushimi fillon pas katër valëve të sulmeve iraniane në territoret e pushtuara nga Izraeli”. Kurse Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se një armëpushim kishte hyrë në “fazën e zbatimit”.

Edhe presidenti Donald Trump ka bërë apel të fundit që Irani dhe Izraeli të respektojnë armëpushimin e dakordësuar në mesnatë, sepse tanimë ai është në fuqi. Lufta 12 ditore mund të thuhet zyrtarisht se ka përfunduar, sipas liderit amerikan.

“Armëpushimi tani është në fuqi. ju lutem mos e shkelni atë”, shkroi ai në rrjetin e tij social Truth Social.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese