Hapësire reklamuese

Bota

“Gjithë bota sytë nga Londra”, Kate për herë të parë në publik, ja si duket ajo

Shkruar nga Newsbomb
“Gjithë bota sytë nga Londra”, Kate për herë
Princesha e Uellsit, Kate Middleton gjatë Paradës për nder të Mbretit Chals III

Princesha e Uellsit, Kate Middleton u shfaq për herë të parë në publik ditën e sotme në Paradën zyrtare të Ditëlindjes së Mbretit Charls III që u mbajt në Londër, pas një pauze të gjatë, që nga dhjetori kur ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.

Princesha 42-vjeçare, bashkëshortja e Princit William udhëtoi në një karrocë të tërhequr nga kuaj nga Pallati Buckingham nëpër bulevardin e madh të njohur si “Mall” me tre fëmijët e saj.

“Gjithë bota sytë nga Londra”, Kate për herë
 

Qytetarët e pranishëm duartrokitën kur panë Kate, e cila ishte veshur me një fustan të bardhë dhe me një kapelë të gjerë. Ndonëse, ajo po lufton me sëmundjen e rëndë, buzëqeshja në fytyrën e saj duket se nuk është zhdukur, dhe mund të themi se gjendja e saj paraqitet mjaft premtuese se në një të ardhme ajo mund të rikthehet tërësisht në jetën publike.

Princesha e Uellsit ndoqi më pas ceremoninë nga një ndërtesë me pamje nga Sheshi i Parakalimit të Rojeve të Kuajve, një fushë ceremoniale në qendër të Londrës.

Princi William hipi në kuaj për ceremoninë në të cilën trupat me uniformë parakaluan në paradën para mbretit me flamurin e tyre rajonal. Charles, i cili gjithashtu po trajtohet për një formë të padeklaruar të kancerit, udhëtoi në një karrocë me Mbretëreshën Camilla, në vend që të hipë mbi kuaj.

Kujtojmë se Princesha Kate, bashkëshortja e Princit William u diagnostikua me sëmundjen e kancerit në dhjetor të vitit të shkuar dhe që prej asaj kohe ajo nuk është shfaqur më në publik. Për gjendjen e saj shëndetësore, qarkulluan teori pafund, por Pallati Mbretëror apo vetë Familja nuk kanë bërë një pronocim për media se përse po kurohet apo në cilën fazë është sëmundja e saj.

Më herët, ishte Mbreti Charls III, ai i cili po ashtu u diagnostikua me të njëjtën sëmundje, i cili pas një pauze disa mujore, në maj të këtij viti iu rikthye jetës publike, ndërsa vazhdon akoma trajtimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese