Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bojaxhi: Referendume lokale për vendimmarrjet në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi është shprehur se fakti që ai nuk do të ketë mbështetës në Këshillin Bashkiak, nuk do e pengojë atë si kryetar në rast se zgjidhet, për të marrë vendime të rëndësishme për qytetin. Bojaxhi ka thënë në rubrikën “Opinion” në News24 se për vendimmarrje të rëndësishme do të përdoren referendumet lokale, në mënyrë që qytetarët e Tiranës, të shprehin mendimin e tyre për projektet.

Bojaxhi ka theksuar se fushata e tij nuk financohet nga bizneset, por organizata “Ne Tirana”, po kërkon kontribute nga të gjithë qytetarët pasi dëshiron që ata të jenë bashkëpronarë të këtij procesi. Sipas Bojaxhi, problemi më i madh që ka shoqëruar kryetarët e Bashkisë menjëherë pas zgjedhjes së tyre ka qenë shërbimi ndaj bizneseve dhe jo qytetarëve.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për tu përballur publikisht në media me dy kandidatët e partive politike, në rast se këta të fundit pranojnë debatin në televizion.

Bojaxhi ka bërë të ditur se do të prezantoj programin e tij të fushatës, por sipas tij e rëndësishme është shërbimi ndaj qytetarëve dhe jo premtimet për ndërtime bulevardesh dhe kanalizimiesh të cilat edhe pse nuk kanë munguar kurrë në fushata, nuk janë realizuar kurrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese