Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bie zjarr në një azil në Kavajë, lëndohet e moshuara që jetonte aty

Shkruar nga Newsbomb
Bie zjarr në një azil në Kavajë, lëndohet e moshuara

Një grua e moshuar që jetonte në një qendër për të moshuarit në Kavajë është lënduar si pasojë e një zjarri që ka rënë mesditën e sotme. Qendra dhe rrethanat e rënies së zjarrit nuk bëhen ende me dije.

Ndërkohë, Policia sqaron se menjëherë është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë shuar flakët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Kavajë/Informacion paraprak 

Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar. Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll