Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bashkëpunonte me palën shqiptare, zhduket në kufirin me Malin e Zi shefi i Policisë së Ulqinit (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Bashkëpunonte me palën shqiptare, zhduket në kufirin me Malin e

Rudolf Dofi Elezović, ish-shefi i Policisë së Ulqinit prej 4 ditësh raportohet se është zhdukur, raporton newsbomb.al. Gruaja e tij Marina Elezović ka thënë se bashkëshorti i saj, shqiptar i Malit të Zi ka humbur gjurmët prej datës 27 Maj 2021.

Mëngjesin e djeshëm Marina Elezović, ka bërë denoncim për zhdukjen e burrit të saj.

"Telefoni i tij ishte fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë”, raportojnë mediat fqinje. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.

Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin.

Por, Rudolf Dofi Elezović mësohet se bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur trafikun në të dyja anët e kufirit, raporton newsbomb.al. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.

Gjurmët e fundit të ish-shefit të Policisë së Ulqinit janë në zonën e fshatit Pentar dhe fshatin Reç. Ai ka qenë duke pritur një person që ta dërgonte me varkë në anën e Malit të ZI, por prej atëherë është zhdukur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese