Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe një tjetër punonjëse, akuzohen për korrupsion (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet me dije se Duro është arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet.

Përveç saj mësohet se edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme.

Burime për  mediet bëjnë me dije se ky është një operacion në zhvillim e sipër dhe në vijim priten arrestime të tjera.

Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin.

Arrestimin e Joana Duros e paralajmëroi pak më parë dhe kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Tiranë, ku u shpreh se një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese