Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në pranga dhe dy drejtorë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj është arrestuar për shpërdorim detyre. Mësohet se në pranga janë vënë edhe dy drejtorë të kësaj ministrie, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik Fatmir Hoxhaj.

Hetimi kishte nisur nga Prokuroria e Tiranës disa muaj më parë pas ndalimit të shtetasit Ilir Thana dhe sekuestrimin e rreth 220 milionë lekëve që ai dyshohet se i kishte përfituar në mënyrë të padrejtë nga buxheti i shtetit si kompensim për një ndërtesë të privatizuar në Tiranë.

Në total, dëmi që llogaritet se i është shkaktuar buxhetit të shtetit shkon në rreth 1.2 milionë euro. Në këtë mashtrim, Ilir Thana dyshohet se u ndihmua nga zyrtarët e lartë të ministrisë së Financave.

LEXO EDHE: Prokuroria zbardh skemën, si sekretari i Ministrisë së Financave dhe dy drejtorë i transferuan miliona lekë personit që hiqej si ish-pronar (DETAJET)

Kush është Arlind Gjokutaj

Gjokutaj ishte emëruar në postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave në vitin 2021, por së fundmi është shkarkuar së bashku me dy zyrtarë të tjerë.

Gjokutaj ka mbajtur më herët poste të rëndësishme si drejtor i Doganave, si dhe ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit.

Arlind Gjokutaj ka qenë edhe pjesë e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Hetimi i Prokurorisë

Ministria e Financave  dhe Ekonimisë ka ekzekutuar vendimin nr.9150 datë 12.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, duke shlyer detyrimin e plotë ndaj kreditorit Ilir Thana sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Në zbatim të vendimit të mësipërm, nga Ministria e Financave është transferuar në llogaritë në llogaritë e Ilir Thana vlera prej 284.139 me urdhër shpenzimi nr.90 datë 27.02.2015.

Më tej, rezulton se shtetasi Ilir Thana është drejtuar zyrës përmbarimore, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar shtetasin Ilir Thana në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status.

E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.

Deri në këtë fazë rezulton se Ministria e Financave ka kaluar në favor të shtetaist Ilir Thana shumën 48.118.366 lekë. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të shtetases Sh.P.

Organi procedues konstaton dhe çmon se ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.

LEXO EDHE: Prokuroria sekuestron 220 milionë lekë dhe urdhëron ndalimin e personit që hiqej si ish-pronar, nën hetim zyrtarë të Ministrisë së Financave (EMRI-DETAJE)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese