Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Arrestohet në Greqi BOSI shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës, trafikoi 250 MILIONË EURO në 10 muaj

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në Greqi BOSI shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të

Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare dhe me nënshtetësi greke është arrestuar këtë të martë në Glyfada të Greqisë, pas një hetimi një mujor nga prokuroria greke në bashkëpunim me autoritetet holandeze.

Shqiptari kërkohej me urdhër arresti evropian, dhe cilësohet koka e një organizate kriminale që merrej me shpërndarjen e shumave të mëdha të parave të pista në Holandë, të ardhura nga tregëtia e drogës.

Organizata kriminale trafikonte nëpërmjet një sistemi bankar të nëndheshëm, duke komunikuar me kode dhe llogaritet se gjatë 10-muajve janë trafikuar rreth 250 milionë euro, sipas prokurorëve të vendit fqinj.

Nga kontrolli në banesëen e 52-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar shuma të parash në valuta të vendeve të ndryshme, mes të cilave kishte euro, dollar amerikanë, dollar kanadezë, franga zviceriane, lira turke etj.

Autoritetet konfiskuan gjithashtu dhe telefona celularë të cilët përdoreshin për biseda të koduara mes aplikacioneve speciale.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën sasi të mëdha parash euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhamët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rand i Afrikës së Jugut.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy orë luksoze të markës Audemars Piguet, vlera e të cilave i kalon disa dhjetra mijëra euro.

Drejtoria Operative e Atikës vijon bashkëpunimin me Autoritetet Holandeze dhe me Autoritetet Gjyqësore të Greqisë, pasi ka dyshime për pastrim parash në vend nga aktivitetet të tjera kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese