Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Besoj në drejtësi”, Arbenita reagon sërish pasi u dhunua nga Fero

Shkruar nga Newsbomb

Teksa reperi Fero gjendet në paraburgim për 30 ditë nën akuzën dhunë në familje, Arbenita ka treguar se së bashku me vajzën e saj janë mirë. Përmes një postimi në Instagram, ajo falenderon ata të cilët  e kanë mbështetur dhe kujdesur për të, pasi partneri i modeles, Fero ushtroi dhunë ndaj saj.

“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”, ka shkruar Arbenita në Instastory.

Foto e marrë nga Instagrami i Arbenita Ismajlit/ © Credits instagram.com/arbenitalsmajli

Fero është arrestuar  tre ditë më parë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Një debat ka pasur mes çiftit në banesën e tyre në Gjilan, ku pas konfliktit dyshohet se ai ka goditur me grusht Arbenitën dhe i ka thyer dhe telefonin e saj personal, si dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë e do i marrë vajzën.

Ka qenë Arbenita që ka bërë denonimin në Polici dhe më pas reperi është arrestuar dhe shoqëruar  për hetime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese