Hapësire reklamuese

Rajoni

Albin Kurti reagon për rrëmbimin e tre policëve: Ka ndodhur 300 metra brenda territorit të Kosovës, u bë për hakmarrje

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti reagon për rrëmbimin e tre policëve: Ka ndodhur 300

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe në veri, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në Leposaviç, 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan me bindje se policët janë rrëmbyer si shenjë hakmarrje nga Serbia, për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, ndërsa kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.”,  shkruan Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese