Hapësire reklamuese

Rajoni

Alarm për bombë, mbyllet aeroporti i Podgoricës dhe Tivatit

Shkruar nga Newsbomb
Alarm për bombë, mbyllet aeroporti i Podgoricës dhe Tivatit

Një alarm për bombë ka alarmuar autoritetet policore në Mal të Zi, ndërsa është krijuar kaos në aeroportin e Podgoricës dhe atë të Tivatit.

Mësohet se një telefonatë anonime ka alarmuar autoritetet, të cilët kanë nisur nga puna për verifikimet e tyre. Shërbimet e aeroportit kanë njoftuar pilotët e avionit, të cilët duhet të uleshin në Golubovce dhe Tivat pas orës 9, që të presin derisa të përfundojë kontrolli i ekipeve të emergjencës.

Rastet e alarmit për bombë janë të përsëritura në Mal të Zi, ku vitin e kaluar pati një sërë alarmesh false për bomba të vendosura në godina të institucioneve shtetërore, shkolla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese