Qytetarët përzënë të "infiltruarin"
Vijon prej më shumë se një ore protesta para Bashkisë së Tiranës. Protesta ka nisur e qetë ndërsa më pas ka pasur përplasje me policët.
Po ashtu në drejtim të Bashkisë së Tiranës janë hedhur shashka, tymuese dhe molotovë që shkaktuan flakë në dyert e këtij institucioni.
Gjatë këtij tubimi janë përzënë edhe dy persona, që sipas protestues ishin policë të infiltruar. Ka qenë deputeti i PD, Flamur Noka që i ka cilësuar si policë të infiltruar dhe i ka larguar nga protesta.
Po ashtu nga protesta u largua edhe një person, i cili u kap duke filmuar me celular nga godina e Bashkisë.
Sondazh
Poll
