Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Kokianë në mikrovalë dhe tufa me para, policia italiane publikon pamjet nga operacioni anti-drogë

Shkruar nga Newsbomb

VIDEO/ Kokianë në mikrovalë dhe tufa me para, policia italiane

Policia italiane ka publikuar pamje nga operacioni anti0drogë i zhvilluar në Itali, Shqipëri dhe Gjermani. Operacioni antidrogë u zhvillua për goditjen e një grupi kriminal i cili operonte për trafikimin e kokainës në Itali.

Nga operacioni ndërkombëtar i koduar “Sammogia”, ranë në pranga 13 persona, 3 prej të cilëve në Vlorë. Gjatë operacionit në vendin tonë, u kapën në Vlorë Landi Kalemaj, 52 vjeç, Floriant Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç, pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.

Nga pamjet e publikuara nga policia italiane duke se kokaina mbahej në mikrovalë, ndërsa tufa me para janë sekuestruar.

Sipas mediave italiane, banda përbëhej nga shqiptarë, të cilët importonin çdo javë disa kilogramë drogë mes Gjermanisë dhe Italisë dhe ua besonin bashkëkombasve të tyre. Gjithashtu, kanë furnizuar edhe sasi të konsiderueshme marijuane. Gjatë operacionit u sekuestruan 26.5 kg kokainë dhe 11 kg marijuanë.

Arrestimet u bënë të mundura falë monitorimit të personave të dyshimtë, korrierëve që po udhëtonin vajtje-ardhje mes Italisë dhe Gjermanisë. Hetimet u kryen në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, Departamentit të Policisë Kriminale (Drejtoria Hetimore CO dhe Fast Albania) dhe Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit të Tiranës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese