Një ngjarje tronditëse mësohet të ketë ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një telefonatë alarmante ka ngritur në këmbë policinë e Shtetit.
Sipas raportimeve në media, një vajzë është rrëmbyer me forcë dhe është futur në një makinë. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit”. Telefonuesi ka dhënë disa detaje lidhur me makinën ku besohet se mbahet vajza, megjithëse identiteti dhe mosha e saj ende nuk janë bërë të ditura.
Policia e Komisariatit nr. 6 ka nisur menjëherë kërkimet në zonë për një automjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit, brenda makinës janë verifikuar edhe dy vajza të tjera, identiteti i të cilave ende nuk bëhet i ditur.
Sakaq, hetimet intensive po vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarje që ka tronditur opinionin publik. Vlen të theksohet se më tani ende nuk ka një reagim nga policia, pavarësisht se për rastin po raportohet gjerësisht në mediat sociale.
