Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tritol shtëpisë së Tonin Sterkajt, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Ishte sulm burracak

Shkruar nga Newsbomb

Tritol shtëpisë së Tonin Sterkajt, reagon Unioni i

Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku gjyqtari Tonin Stërkaj u kërcënua duke iu vendos tritol në portën e shtëpisë.

Në reagim, Unioni i Gjyqtareve është solidarizuar me kolegun dhe theksoi se dënon me forcë këtë akt të shëmtuar kriminal. 

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal, duke dhënë në mënyrë të veçantë mesazhin se, magjistratët në Republikën e Shqipërisë kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa rrezikuar jetën, shëndetin, pronën e tyre dhe të familjarevë te tyre nga krimi, si një ndër kushtet themelore për forcimin e ligjit, shtetit të së drejtës dhe prospertitetin e vendit.

Reagimi i plotë:

Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë, si grupimi më i madh vullnetar, që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë shpreh shqëtësimin e tij në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës, ku një sasi eksplozivi shpërthu në derën e banesës së kolegut tonë, gjyqtar Z.Tonin Sterkaj.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë uron që kolegu ynë Tonin Sterkaj dhe familjarët e tij të jenë mirë dhe shpreh mbështetjen e të gjithë anëtarëve gjyqtarë ndaj kolegut Z.Sterkaj.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dënon me forcë këtë akt të shëmtuar kriminal, i cili nuk drejtohet vetëm ndaj kolegut gjyqtar Z.Tonin Sterkaj por edhe ndaj të gjithë magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë) në Republikën e Shqipërisë, të cilët me përkushtim dhe në kushte të një ngarkese jashtëzakonisht të lartë pune, presioni mediatik e politik, përpiqen çdo ditë të japin drejtësi.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë thekson se, ky sulm i pabesë e burracak ka për qëllim jo vetëm frikësimin e magjistratëve por edhe cënimin e rendit e të sigurisë publike, si dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë!

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal, duke dhënë në mënyrë të veçantë mesazhin se, magjistratët në Republikën e Shqipërisë kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa rrezikuar jetën, shëndetin, pronën e tyre dhe të familjarevë te tyre nga krimi, si një ndër kushtet themelore për forcimin e ligjit, shtetit të së drejtës dhe prospertitetin e vendit.

Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i përcjell edhe një herë angazhimin e tij maksimal për të bashkëpunuar me organet shtetërore, në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, garantimit të të drejtave dhe lirive të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë si dhe luftën pa kompromis ndaj çdo fenomeni negativ të vërejtur në rradhët e punonjësve të sistemit të drejtësisë!

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:56 të mëngjesit të së dielës në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas kësaj ngjarje Policia mori në mbrojtje gjyqtarin, ndërsa KLGJ mblidhet në 13:00 për të marrë një vendim për mbrojtje të posaçme.

Pas ngjarjes Sterkaj u thirr në komisariatin e Shkodrës për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me shpërthimin e lëndës plasëse. Gjatë deklaratës së tij ai tha se nuk ka dijeni se kush e ka bërë, duke e lidhur këtë ngjarje me punën e tij.

“Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe atij të Brendshëm, Taulant Ballës, të cilët dënuan këtë akt. Ata theksuan se do të qëndrojnë në krah të gjyqtarit dhe familjes së tij si dhe i bënë  thirrje organeve kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese