Një ngjarje tragjike është shënuar në Shkodër, ku dyshohet se në lumin Drin është mbytur nëna me tre fëmijët e saj.
Fillimisht është raportuar se nëna me tre fëmijët ishin zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. E teksa policia ishte në kërkim, bëhet me dije se një peshkatar në mënyrë të rastësishme ka gjetur trupin e pajetë të një prej fëmijëve. Fëmija kishte dëmtime në fytyrë.
E teksa një prej fëmijëve është gjetur i mbytur, dyshohet se edhe nëna, shtetësja Alma Arrazi dhe dy fëmijët e tjerë dyshohet se po ashtu janë mbytur. Fëmijët janë dy vajza dhe djalë, të moshave 8, 6 dhe 4 vjeç.
Pas njoftimit për ngjarjen menjëherë polumbarët dhe forcat e RENEA-s kanë mbërritur në Shkodër dhe kanë nisur kërkimet për tre personat e tjerë.
Nuk dihet arsyet e kësaj ngjarje, teksa policia ka ndaluar kryefamiljarin Ergys Arrazi , i cili është marrë në pyetje nëse ka dijeni për ngjarjen.
