Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK “shtrin rrënjët” deri në Belgjikë, arrestohet armiku i përbetuar i Ervis Martinajt

Shkruar nga Newsbomb
SPAK “shtrin rrënjët” deri në Belgjikë,
Ervis Martinaj - Leonard Duka

Leonard Duka, armiku i përbetuar i Ervis Martinajt ka rënë në prangat e policisë belge ditën e djeshme. Kjo pasi SPAK ditën e djeshme ka lëshuar rreth 50 urdhërarreste për "kokat" e botës së krimit.

Falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë belg, është arrestuar Duka, për të cilin SPAK lëshoi një tjetër urdhërarrest.

Bëhet me dije se Duka ka kërkuar azil në Belgjikë, kërkesë e cila pritet t’i refuzohet dhe më pas të kryhet ekstradimi i tij në Shqipëri. Duka ishte arrestuar edhe një vit më parë në Bruksel, por që gjykata kishte dhënë një masë më të lehtë ndaj tij.

Kush është Leonard Duka

Ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Leonard Duka njihet si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt, megjithëse më parë kanë qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eliminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj. Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka.

Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, që duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka. Gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë Martinajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed