CEO i McLaughlin & Associates, John McLaughlin, sondazhisti i cili parashikoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kryer një sërë sondazhesh për Shqipërinë në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më datë 11 maj.
Të publikuara për emisionin “Top Story”, sondazhi i referohet qeverisjes së vendit teksa qytetarët shqiptarë kanë shprehur mendimin e tyre lidhur me drejtimin e Shqipërirë, referuar qeverisjes së Edi Ramës.
50.7% e të anketuarve janë përgjigjur se Shqipëria “po hecën në një drejtim të mirë”. 10.3% e të anketuarve kanë votuar se vendi është në “drejtim fort të duhur”, ç’ka përkthehet dhe në përkrahjen e tyre për qeverinë aktuale në procesin zgjedhor.
Ndërkohë në sondazh 47.5% e personave e kanë cilësuar drejtimin e Shqipërisë si të gabuar, ndërsa 23.1% e kanë cilësuar si “fort të gabuar”.
Në total sondazhi ka nxjerrë 70.% të anketuarve të cilët janë përgjigjur negativisht për qeverisjen e vendit, 1.5% janë shprehur se Shqipëria nuk është as në një drejtim të mirë dhe as të keq, ndërsa 0.2% nuk kanë ditur ose kanë refuzuar të shprehin mendimin e tyre.
Drejtimi i Shqipërisë:
Drejtim i mirë 50.7 për qind
Drejtimi fort i duhur 10.3 për qind
Disi drejtim i duhur 40.4 për qind
Drejtim i gabuar 47.5 për qind
Disi drejtim i gabuar 24.4 për qind
Drejtimi fort i gabuar 23.1 për qind
Asnjëra / Të dyja 1.5 për qind
Nuk e di/ Refuzoj 0.2 për qind
