Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Socialistë e demokratë mblidhen te Bashkia për të shkarkuar Veliajn, Megi Fino: Është urgjente nevoja për të zgjidhur ngërçin politik

Shkruar nga Newsbomb
Socialistë e demokratë mblidhen te Bashkia për të shkarkuar
Megi Fino

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, ka hapur mbledhjen e kësaj të marte ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se projektvendimi për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një hap i detyruar nga situata politike në kryeqytet dhe nevoja për të zgjidhur një ngërç institucional.

Ajo gjithashtu nuk la pa përmendur edhe arritjet e Veliajt, ku sipas saj nën drejtimin e kryebashkiakut Tirana pësoi një transformim rrënjësor pas një periudhe "agonie" nga administrata e mëparshme.

“Kujtojmë të gjithë se ishte tetori në 2015 kur Erion Veliaj nisi transformimin e Tiranës pas agonisë së kryebashkiut të mëparshëm, ishim dëshmitarë të transformimit. Nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë.

Sot është dita të marrim një vendim për qytetarët e Tiranës. Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur… Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projektvendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj…", u shpreh Fino,ndërkohë një prej këshilltarëve socialistë tha se duke qenë se kryetari ka muaj mungesë ata tani po e shohin të nevojshme udhëheqjen e një drejtuesi,

“Ne s’po i bëjmë gjyqin Veliajt. Ne tani po ndjejmë nevojën e një drejtuesi”, tha ndër të tjera.

Më herët sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli, iu përgjigj Veliajt pas letrës së një dite më parë, ku kryebashkiaku kërkonte që të hidhej në votim prania e tij në mbledhje.

Përmes një letre të dërguar qytetarit të parë të Tiranës në qeli, Zeneli i ka thënë se nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës së tij mbledhje.

“I nderuar Kryetar, Në vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çon kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë sqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00.

Sa më sipër, ri përsërisim se në vijim të kërkesës Suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet Tuaja t’i nisni me shkrim pranë Këshillit në mënyrë që të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, shkruhet në letër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese