Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm “shkundi” Lezhën, policia jep DETAJE nga ngjarja

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthimi i fuqishëm “shkundi” Lezhën, policia jep
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Lezhës, përkatësisht lagjen Besëlidhja, prej ku mbetën të dëmtuara biznese dhe mjete.

Ndërkohë është bërë një reagim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen, ku sipas tyre ka qenë një bombol gazi ajo që ka shpërthyer dhe për pasojë ka sjellë dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas bluve dëmet materiale janë kostatuar në biznesin në fjalë, tre automjete të parkuara pranë tij si edhe në dy bizneset ngjitur me të. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese