Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shkova i vendosa te taksia”, zbardhet dosja, ja si iu morën 100 mijë euro biznesmenit në emër të Taulant Ballës

Shkruar nga Newsbomb
“Shkova i vendosa te taksia”, zbardhet dosja, ja si iu morën
Fotomontazh/ Taulant Balla

Është zbardhur dosja e mashtrimit të biznesmenit nga Librazhdi, Flamur Rrushi, të cilit kanë marrë 100 mijë euro duke iu prezantuar si ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Rrushi denoncoi në polici se është mashtruar nga një person që pretendonte se ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Sipas asaj që biznesmeni ka deklaruar më herët në Polici thuhet se një person, duke u shtirur si ministri Balla, i kishte dërguar një mesazh ku dhe i kishte thënë “jam në një dreke”, “ma mbaron një porosi”, “do kalojë një miku im andej jepja 100 mijë Euro dhe rregullohemi”. Biznesmeni i ka kthyer mesazh duke i thëne “Ok”, “të flasi me mua”. Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”.

Dhe ashtu ndodhi, takimi u organizuar dhe biznesmeni i dorëzoi 100 mijë eurot një personi në një makinë, e cila rezultoi se ishte një taksi.  Mirëpo, kur kuptoi se kishte rënë pre e një mashtrimi ishte tepër vonë pasi paratë ishin dorëzuar.

Në dosje thuhet se biznesmeni Rrushi ka deklaruar në  Polici se Ballën e ka mik familjar, por në telefon i kishte të regjistruar një tjetër numër kontakti. Me ndihmën e një të afërmi konfirmoi se numri që i shkruante në Viber dhe i kërkoi paratë, nuk i përkiste ministrit Balla. Në këtë momenti ai kuptoi se kishte rënë pre e mashtrimit.

Policia nisi verifikimet dhe rezultoi se numri i cili kishte kontaktuar biznesmenin ishte i regjistruar në emrin e dy përdoruesve, një djali dhe një vajze.  Grupi hetimor, që i tregoi biznesmenit dy fotografitë e personave, evidentoi Kristjano Përndojin si shtetasin që ishte brenda makinës kur mori 100 mijë eurot të cilat i kishte futur në një kuti dhe më pas në një qese të bardhë.  

Përndoji ra në prangat e Policisë më 3 maj, mirëpo Prokuroria ka kërkuar lirimin e tij pasi arrestimi është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi ai nuk u kap në flagrancë por u ndalua më vonë.

“Isha taksist, erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e pa ligjshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, deklaroi Përndoji, i cili dyshohet se është përdorur nga Florian Gjergji, “koka” e kësaj skeme mashtrimi i cili ka futur në “thesin” e tij dhjetëra biznesmenë të fuqishëm në Tiranë, disave prej tyre duke iu marrë shuma të madha parash.

Pjesë nga dosja:

Në deklarimin dhe kallëzimin e tij shtetasi Flamur Rushi kallëzon se: “Eshtë paraqitur në polici pasi do të bëje kallëzim, pasi në datë 01.05.2024, në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin *Taulant Balla, i cili fillimisht i ka dërguar mesazh dhe më pas e ka telefonuar 2 herë nëpërmjet Viber, por nuk i është përgjigjur pasi nuk dinte ta përdorte Viber. Më pas kontakti me emrin “Taulant Balla” (+355683878***), i ka dërguar mesazh duke i thënë “¡am në nje drekë”, “ma mbaron një porosi”, “do kaloj një miku andej jepja 100 mijë euro dhe rregullohemi”.

Flaumri i ka kthyer mesazh duke i thëne “Ok”, “të flasi me mua” Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”. Kjo bisedë ështē zhvilluar rreth orës 14:00 me anë të mesazheve.

Më pas Flamuri ka komunikuar me telefon me një shtetas i cili posedonte numrin e telefonit 0683649192 dhe i ka thënë se po e priste në Librazhd, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se vonohej se kishte punë në Elbasan, ku më pas nuk u komunikua më me këtë shtetas pasi fiku telefonin. Rreth orës 17:00 po i njëjti kontakt me emrin *Taulant Balla, i ka dërguar përsëri mesazh duke i thënë “u lidhe me të”, Flamuri iu përgjigi duke i thëne “po po e pres po vi unë në Tiranë” dhe ndërkohë ai iu përgjigi duke i thënë “faleminderit, nga e diela të bëjë telefon, hajmë ndonje drek”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese