Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të ndalojë hyrjen e deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjanit në ambientet e Pallatit të Sportit, “Farie Hoti”, aty ku dhe është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit për qendrat e votimit të qarkut Tiranë.
Ky vendim nga KAS është marrë pas përplasjes verbale së kandidati i PD-ASHM, Asllan Dogjani pati me një prej anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilir Rusmali.
Dogjani akuzoi anëtarët për manipulim dhe vjedhje votash, ndërkohë që Rusmali iu përgjigj duke i thënë se do të thërriste policinë.
Pas këtij incidenti dhe toneve të larta të zërit, deputeti demokrat u largua nga salla, ndërkohë që anëtarët e KAS firmosën shkresën për ndalimin e hyrjes së tij në ambientet e Pallatit të Spirtit “Farie Hoti”.
Asllan Dogjani nuk do të lejohet të ndjekë nga afër procesin e rinumërimit të votave, deri në përfundim të saj.

