Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.
Lidhur me ngjarjen e rëndë janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokaj, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Dy të arrestuarit, Çakrri dhe Bushgjokaj kanë dhënë dëshmi kontradiktore përpara togave të zeza.
Në deklaratë Petrit Çakrri ka deklaruar se ka njohje me tre vëllezërit Bushgjokaj, pasi me njërin prej tyre ka qenë në burg, dëshmi kjo e kundërt me atë që ka dhënë Fatjon Bushgjokaj, i cili është shprehur se nuk e njihte Çakrrin.
Personat e dyshuar i kanë prerë rrugën Renis Dobrës, e më pas e kanë rrëmbyer dhe torturuar. Nga këqyrja e trupit të viktimës, Renis Dobra ka shenja në qafë çka tregon se është mbytur me litar për t’u hedhur më pas me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit.
Shkak për vrasjen e Renis Dobrës dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës referuar pak viteve më parë, kur Dobra punonte në Gjermani për llogari të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.
Referuar dosjes hetimore, Renis Dobra në disa raste nuk i ka dorëzuar vëllezërve nga Tropoja shumat e parave të fituara nga shitja e kokainës duke pretenduar se disa herë droga është hedhur në rrugë, ujë apo liqen për arsye se po e ndiqte policia.te Çakrrin.
