Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Pronari na detyroi”, këta janë dy punonjësit që ndihmuan Gerald Shehun që të fshihte trupin e recepsionistit

Shkruar nga Newsbomb
“Pronari na detyroi”, këta janë dy punonjësit që
Dy punonjest qe u arrestuan

Personat që shihni në foto janë Daniel Qose dhe David Larti, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar Gerald Shehun për të fshehur trupin e recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se bashkëpronari i hotel “Greecia” pasi ka vrarë me armë zjarri Eraldo Nevruzin është ndihmuar për të fshehur trupin nga dy punonjës të hotelit të tij, Daniel Qose dhe David Larti.

Bëhet me dije se njëri i ka dhënë qese mbeturinash Shehut që të fuste trupin e Nevruzit. Më pas të dy e kanë ndihmuar pronarin që të fuste në makinë turpin e pajetë të recepsionistit 31-vjeçar.

E teksa mësohet se kanë ndihmuar në fshehjen e turpit, ata janë shprehur se nuk e kanë idenë se ku është fshehur trupi i pajetë i 31-vjeçarit. Po ashtu ata kanë thënë se pronari Gerald Shehu i ka detyruar që ta ndihmonin, por duke mos dhënë më shumë detaje se me çfarë.

Shehu akuzohet për veprat penale  “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa Daniel Qose dhe David Larti për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm disa orë më pas, pasi në një prej dhomave të htoelit “GRECCIA” u gjetën njolla gjaku. Dyshohet se 43-vjeçari Shehu pasi vrau recepsionistin në dhomën e hotelit, trupin ia mbuloi me një çarçaf dhe e largoi nga hoteli.

Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli,  rezulton bashkëpronar i hotel “Greccia”,  së bashku me vjehrrën e tij Gentjana Nino. Ai u vu në prangat e policisë rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Korfuzit "Jani Kapodistria, raporton neësbomb.al. Shehu po përgatitej të largohej drejt Barcelonës dhe më pas Anglisë.

Rreth orës 18.00 me orën e Shqipërisë dhe 19.00 me atë të Greqisë, Policia helene njoftoi homologët shqiptarë se kishte lokalizuar dhe arrestuar në një nga aeroportet e vendit shtetasin me kombësi shqiptare dhe pasaportë britanike, Gerald Shehu.

Në pamjet e kamerave të hotelit dhe nga dëshmitë, është raportuar se rreth orës 00.30 të mëngjesit të djeshëm ka pasur dy të shtëna pistolete që dyshohet se i kanë marrë jetën të riut nga Tirana. Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja janë konfliktet e çastit si dhe prishja e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit. Ndërkohë, efektivët që prej ditës së djeshme po vijojnë kërkiemt për gjetjen e trupit të së riut. Kërkimet mëngjesin e kësaj të premte u shtrinë në aksin Dhërmi-Himarë ku dyshohet që Shehu ka hedhur trupin e recepsionistit 31-vjeçar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese