Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po udhëtonte me dy fëmijët e mitur, shoferi humb kontrollin e mjetit në Lushnjë dhe përfundon jashtë rrugës

Shkruar nga Newsbomb
Po udhëtonte me dy fëmijët e mitur, shoferi humb kontrollin e
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”. Rreth orës 06:30 një automjet i drejtuar nga shtetasi K.B ka përfunduar jashtë rrugës.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga policia shoferi i këtij mjeti ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga ky aksident mbeti i plagosur shoferi si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët fatmirësisht ndodhet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 06:30, në aksin rrugor "Lushnjë-Tiranë", shtetasi K. B., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi K. B., dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese