Foto nga aksidenti
Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Fabjol Ibraliu, i cili mbrëmjen e djeshme u përfshi në një aksident të rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
I riu ishte duke lëvizur me një shpejtësi të lartë, dyshohet me 160k/h dhe për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. Fillimisht ai u përplas me disa makina anës rrugës, ndërsa mjeti i ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Policia kur shkoi në vendin e ngjarjes, pa se shoferi nuk ishte në mjet dhe menjëherë nisën kërkimet. Mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 22-vjeçarit është gjetur në një shkurre.
Sondazh
Poll
