Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plas sherri në Kuvend mes ish-kolegëve, Xhelal Mziu tenton të godasë Agron Shehajn me shishen e ujit, deputeti "s'ia përton" Bardhit: Ke rrahur demokratët

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri në Kuvend mes ish-kolegëve, Xhelal Mziu tenton të
Pamje nga Kuvendi

Agron Shehaj prej dy orësh tanimë është duke mbajtur të bllokuar Foltoren, duke mos lejuar që të flasin as deputetët e opozitës.

Pavarësisht se ish-kolegët demokratë i kërkuan Shehajt që të largohej nga Foltorja, ai sërish nuk pranoi që ta lironte, edhe pas masës së “përjashtimit nga seanca” e cila iu komunikua më herët nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spriopali.

Nuk munguan as përplasjet mes Shehajt dhe deputetëve të Partisë Demokratike. Ishte Gazment Bardhi ai i cili iu drejtua ish-kolegut demokrat duke i thënë se po bëhet shërbëtori i mazhorancës.

Ndërkohë, në vijim të përplasjes verbale mes tyre, Shehaj i solli në vëmendje kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ngjarjen e ndodhur më 8 janar 2022 ku ai së bashku me Lulzim Bashën qëndronte brenda ambienteve të selisë blu, ndërsa demokratët dhunoheshin jashtë saj në përpjekje për tu futur brenda.

 “Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, mësohet t’ i ketë thënë Shehaj Bardhit.

Ndërkohë, një tjetër perplasje ka ndodhur mes Shehajt dhe deputetit demokrat Xhelal Mziu. Madje ky i fundit teksa e akuzoi si patericë të mazhorancës tentoi që ta godasë edhe me shishen e ujit.

"Pusho ti ore papagall. Edhe ky është një patericë e mazhocarnës. Ky person tenton të luajë rolin e mazhorancës. Unë do të merrem me një tjetër fenomen”, tha Mziu gjatë fjalës së tij nga karrigia e Kuvendit pasi foltorja vijonte të mbahej  e bllokuar nga Agron Shehaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese