Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi motrën dhe dy vëllezërit e saj, autori djali i pronarit të ujit “Lajthiza”! Ngjarja aksidentale apo konflikt me armë?

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi motrën dhe dy vëllezërit e saj, autori djali i pronarit
Edison Elezaj

Një festë e cila për pak sa nuk u kthye në tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku mbetën të plagosur tre anëtarët e së njëjtës familje, motra me dy vëllezërit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, në një lokal në zonën e “Rrugës së Kavajës” në kryeqytet dhe u raportua nga autoritetet si aksidentale. Sipas njoftimit të bluve të Tiranës u bë me dije se këta persona ishin duke festuar në momentin që arma e 32-vjeçarit u shkrep aksidentalisht duke lënë të plagosur kështu shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, të cilët morën mjekim në një nga spitalet private të Tiranës.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje është djali i biznesmenit të njohur, pronarit të ujit Lajthiza, Hajri Elezajt.

I riu Edison Elezaj menjëherë pas kësaj ngjarje u largua në drejtim të paditur, ndërkohë është shpallur në kërkim nga autoritetet. Arma me të cilën 32-vjeçari qëlloi mbi kushërinjtë e tij dyshohet të jetë pa leje.

Policia e Tiranës bëri me dije më herët se ngjarja ndodhi aksidentalisht, mirëpo largimi i 32-vjeçarit nga lokali ku dhe ndodhi plagosja ngre dyshime lidhur me shkaqet, nëse vërtet ka qenë aksidentale apo ka ardhur pas një konflikti!?

"Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes  së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.", njoftoi Policia më herët. 

Ndërkohë nga dëshmitë e dhëna nga personat të cilët ishin prezent në momentin e ngjarjes u bë me dije se 32-vjeçari kishte nxjerrë armën që mbante me vete për t’ ua treguar kushërinjve të tij, mirëpo aksidentalisht u shkrep dhe plumbi gërvishti dy vëllezërit, ndërsa motra e tyre mbeti e plagosur. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese