Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJET/ Zjarri shkrumbon shtëpitë në Leshnicë, situatë alarmante për banorët, emergjencat i evakuuojnë

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET/ Zjarri shkrumbon shtëpitë në Leshnicë, situatë
Pamje nga zjarri ne Leshnice te Poshtme

Shtëpitë në fshatin Leshnicë e Poshtme janë shkrumbuar mbrëmjen e djeshme si pasojë e zjarrit që ka rënë ditë më parë në Dhivër dhe vazhdon të shtrihet në gjithë zonën përreth. Situata në fshatin e qarkut të Vlorës, pranë kufirit me Greqinë, është alarmante.

PAMJET/ Zjarri shkrumbon shtëpitë në Leshnicë, situatë

Siç shihet dhe nga pamjet, disa shtëpi janë djegur, pasi flakët i kanë zënë në befasi banorët dhe emergjencat civile, duke shkrumbuar dhe orenditë.

Zjarri ka nisur një javë më parë në fshatin Dhivër dhe vazhdon të përhapet në fshatrat e tjerë të zonës. Situata paraqitet kritike dhe në fshatin Leshnicë e Sipërme, ku raportohet se flakët janë afruar pranë shtëpive dhe rrezikojnë t'i djegin.

PAMJET/ Zjarri shkrumbon shtëpitë në Leshnicë, situatë

Ekipet e emergjencave ndërkohë kanë bërë evakuuimin e banorëve, për të shmangur pasoja fatale. Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse janë në terren, por përballen me vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe erërave që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese