
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Dhërmiut ditën e djeshme, pasi u zbulua skema e vrasjes së recepsionistit, Eraldo Nevruzi. Autor i vrasjes së tij, ishte pronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu ku ai kishte filluar që të punonte disa ditë më parë.
Për këtë ngjarje u arrestua autori Gerald Shehu si dhe dy punonjës të tjerë, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar Shehun për fshehjen e trupit të viktimës Eraldo Novruzi.
Nëna e Daniel Qose ka rrëfyer se djali i saj është përfshirë në këtë ngjarje, pasi e ka detyruar pronari i hotelit ku punonte dhe jo me dëshirën e tij.
Sipas nënës së të akuzuarit, Shehu i ka kërcënuar me armë dy punonjësit që t’a ndihmonin për të fshehur trupin e recepsionistit, Eraldo Novruzi, ndërsa shton më tej se djali i saj nuk ka pasur njohje me viktimën, por ka qenë pronari ai që supozohet të ketë pasur lidhje me të ndjerin që në Angli, ku edhe supozohet të jetë pikënisja e sherrit, përfundon ajo.
“Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me vajzën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli kanë bërë sherre”,- është shprehur nëna e Danielit, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e recepsionistit, Eraldo Nevruzi.
Më tej, gjatë rrëfimit, ajo tregon se djali i saj punonte gjatë sezonit veror në hotelin “Greece” që prej 5 vitesh dhe se nuk kishte pasur asnjëherë probleme me pronarin Gerald Shehu apo të tjerë persona në këtë vend.
“Nuk kemi mundësi për ta ndjekur,djali mori rrugët për të punuar. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se zihet vendi. Deri në shtator punonte aty”,- përfundon ajo.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës të së mërkurës, ku pronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu në Dhërmi qëlloi me armë zjarri recepsionistin Eraldo Novruzi, pas një konflikti që kanë patur me njëri-tjetrin, detajet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura.
Disa orë më vonë, policia mori një njoftim për zhdukjen e viktimës Novruzi, ndërsa pas hetimeve u zbulua se ai ishte vrarë nga pronari Gerald Shehu. Shehu u arrestua mbrëmjen e djeshme në aeroport nga autoritetet greke gjatë kohës që po tentonte të largohej nga shteti helen. Gjithashtu në prangat e policisë kanë rënë edhe Daniel Qose dhe David Larti, të akuzuar si bashkëpunëtorë të Shehut për fshehjen e trupit të pajetë të recepsionistit Eraldo Nevruzi.
Pas më shumë se disa orë kërkimesh, autoritet policore gjetën trupin e viktimës Eraldo Novruzi paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.
Rrëfimi i plotë i nënës së Danielit, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e recepsionistit, Eraldo Nevruzi:
Dëgjova nga televizori në mëngjes që ishte bërë një vrasje. Nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali. I rashë telefonit nuk më përgjigjej, shikoja në linjë i bija, por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha. Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bie dhe nuk më përgjigjet, por mos ki merak se do shkoj unë.
Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill. Ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar fle nuk ka patur probleme më herët.
Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me vajzën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli kanë bërë sherre.
Nuk kemi mundësi për ta ndjekur,djali mori rrugët për të punuar. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se zihet vendi. Deri në shtator punonte aty.